Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë
Ditët e fundit, zyrtarë të opozitës kanë ngritur pretendimin se Komisioni Europian ka ngrirë fondet për agjendën dixhitale të Shqipërisë. Përmes postës elektronike gazetari i Top Channel Muhamed Veliu pyeti Komisionin Europian nëse është marrë një vendim i tillë. Një zëdhënëss i Komisionit Europian dha këtë përgjigje. “Nuk ka pasur asnjë vendim të tillë për ndërprerjen e fondeve të marrë nga Komisioni. Nuk ka informacione të tjera që mund t’ju ndajmë në këtë fazë”.
Burimi:
javanews.al