KOMISIONI EUROPIAN REAGON PER BALLUKUN
Komisioni Europian ka reaguar pas interesimit të Report TV për opinionin e tyre, lidhur me vendimin e shumicës parlamentare për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku.Në një përgjigje zyrtare një zëdhënës i Komisionit Europian theksoi se institucioni që ai përfaqësonte nuk komenton raste që janë në proces zhvillimi e sipër.“Ne nuk komentojmë raste në zhvillim. I takon Parlamentit të Shqipërisë të trajtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij”, thuhet në përgjigjen e Komisionit EuropianReagimi vjen pasi Partia Socialiste përmes një raporti mbajti qëndrim kundër kërkesës së SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku, e cila sipas informacioneve të bëra publike është nën akuzë për parregullsi në dhënien e tenderave publikë...
Burimi:
ntv.al