‘Kombin e kanë nxirë ata që bllokojnë heqjen e imunitetit të Ballukut’, Berisha: Rama ka përvetësuar miliarda

‘Kombin e kanë nxirë ata që bllokojnë heqjen e imunitetit të Ballukut’, Berisha: Rama ka përvetësuar miliarda

Kreu i PD-së Sali Berisha, ka deklaruar se është kryeministri Edi Rama ai i cili ka nxirë kombin shqiptar me vjedhjet e pasurive publike. Pyetje: Çfarë mendon se fiton, kur nxin kombin shqiptar në arenën ndërkombëtare? Sali Berisha: Je gabim shumë, shumë. Ta them me sinqeritetin më të madh. Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët nuk bëjnë zgjedhje, po farsë elektorale. Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët presin në zyrën më të lartë të shtetit, përfaqësuesit e Sinaloas dhe i japin licenca për kaziono dhe hotel 5 yje. Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët arrestojnë në vitin elektoral liderët e opozitës dhe janë sot të damkosur nga 115 parti politike në mbarë botën për dhunën politike ndaj opozitës. Kombin shqiptar e nxijnë ata...