Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi
Evi Kokalari, e cila kërkon të regjistrohet në garën për kreun e Partisë Demokratike, rrëfeu në “Frontline” prapaskenat e ngritjes së Kryesisë së PD-së gjatë Rithemelimit të Sali Berishës. Aktivistja, e cila asokohe mbështeti Berishën pa rezerva, pretendon se Oerd Bylykbashki dhe Belind Këlliçi kanë ndërhyrë në procesin zgjedhor, duke përzgjedhur përbërjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. “Kam ruajtuar votat e Këshillit Kombëtar. Kam ruajtuar votat e Kryesisë, kur është bërë Kryesia. Oerd Bylykbashi është bërë nënkryetar vetëm prej meje. Atë ditë unë kam qenë në Nju Jork dhe i kam dërguar tekst çdo kryetari dege të Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë, ditën e votimeve. Ndërkohë që vazhdoja i thoja Berishës mos e fut Këlliçin, se Këlliçi ka manipuluar votat dhe Oerdi e dinte që...
Burimi:
javanews.al