“Koha t’i japim fund hajdutërisë”, Berisha shpërthen ndaj Ramës dhe Ballukut: Nuk meritojnë asnjë orë pushtet
Gjatë takimit të sotëm me demokratët në Kombinat, kreu i PD, Sali Berisha ka drejtuar sërish akuza drejt kryeministrit Edi Rama, duke motivuar mbështetësit e tij që të ngrihen në protestë kundër qeverisë më 24 janar. Berisha akuzoi sërish Ramën se nuk po kryen detyrën duke mos lejuar heqjen e imunitetit për zv/kryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Nga ana tjetër, ai shtoi se në skandalin e AKSHI-t është i përfshirë drejtpërdrejtë baxhanaku i kryeministrit, Armand Frangu, i cili sipas Berishës ka 800 transaksione nga paratë e taksapaguesve. Berisha: Dhe ju ua rikujtoj këtu. Kujtoni pak ato shprehjet e mia për Ina Ramën, ia kam thënë me të drejtë, nuk heq asnjë fjalë, por Ina Rama kërkoi prapa 3 imunitete, zv.kryeministri, dy ministra....
Burimi:
sot.com.al