“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij, ditën e sotme, 11 mars, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, kryeministri Rama, me vendimet e tij, ka vendosur të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri. “Mblidhemi sot një ditë para një akti të pashembullt në historinë e parlamentarizmit shqiptar në 34 vite pluralizëm. Mblidhemi një ditë para se kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, të përdorë mandatet e krimit të tij si bajoneta kundër çdo shqiptari. Mblidhemi në një kohë kur, për të mbrojtur lëkurën e tij, për të mbrojtur krimet që ka kryer, ai vendos t’i mbyllë dyert e drejtësisë shqiptare. Vendos de facto asgjësimin e pushtetit gjyqësor.Vendos mburojën e plotë të mazhorancës...