“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me kryebashkiakët, bëri thirrje për krijimin e një grupi të përbashkët pune mes qeverisë dhe bashkive, me qëllim trajtimin e problematikave dhe përmirësimin e kuadrit rregullativ. Rama propozoi që grupi të drejtohet nga Ministria për Pushtetin Vendor, me përfshirjen e ministrive të Ekonomisë dhe të Mjedisit, Turizmit dhe Kulturës, si dhe përfaqësues të disa bashkive kryesore. Sipas tij, ky grup do të shërbejë për të propozuar ndryshime ligjore, urdhëresa të reja dhe krijimin e sinergjive për zhvillimin e shtetit sipërmarrës. “Është koha të krijojmë një grup pune të përbashkët midis qeverisë dhe bashkive, për të trajtuar problematikat dhe për t’i futur ato në vijë, si në aspektin rregullativ ashtu edhe në atë të çështjeve të natyrave të ndryshme. Do të propozoja që ky grup të drejtohej nga...
Burimi:
javanews.al