“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me demokratët në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku mbajti një fjalim të ashpër kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se PD ka qenë dhe mbetet në mbrojtje të pluralizmit dhe vlerave demokratike. Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka denoncuar çdo ditë atë që ai e quajti “narkoregjimi i Edi Ramës”, një regjim që sipas tij vjedh qytetarët, bashkëpunon me krimin e organizuar dhe ka shndërruar pasuritë e vendit në një mallkim për shqiptarët. Ai theksoi se qeveria ka vendosur taksa të rënda, ka nxitur largimin masiv të të rinjve nga vendi dhe ka rrezikuar jo vetëm Shqipërinë, por edhe sigurinë më gjerë. “Ne nuk mbronim individë, por të vërteta dhe vlera universale. Ju...
Burimi:
javanews.al