Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi në Kuvend projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Lamallari sqaroi se ndryshimet vijnë në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit, duke afruar më tej legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian, me qëllim përputhjen për aq sa është e mundur. Dy ndryshimet e propozuara më të debatuara në opinionin publik dhe qarqet mediatike është ashpërsimi i sanksionit penal për parkimin dysh dhe dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, duke i dhënë imunitet vetëm këtyre të fundit nga procedimi penal për veprën penale të shpifjes. Këtë ndryshim, Lamallari e cilësoi një shembull të diskriminimit pozitiv që shteti shqiptar ka ndaj medias, ndërsa theksoi se parkimi dysh do...
Burimi:
opinion.al