“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka deklaruar se Kodi Penal shqiptar parashikon masa ndëshkuese shumë më të ashpra për veprat penale që lidhen me drogën, krahasuar me shumicën e vendeve të Bashkimit Europian. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Gjoni u shpreh se për të njëjtat vepra penale, dënimet në Shqipëri janë pothuajse dyfish më të rënda se në shtete si Gjermania, Spanja apo Holanda. Sipas tij, ndryshimet e vazhdueshme në Kodin Penal, të ndërmarra nga ministrat e Drejtësisë ndër vite, janë bërë shpesh me nxitim dhe pa analizë të thelluar juridike. “Çdo ministër që ulet në karrigen e Drejtësisë e sheh si arritje kryesore ndryshimin e Kodit Penal, por këto ndërhyrje të shpejta shpesh çojnë në gabime,” u shpreh...
Burimi:
javanews.al