Kodi Penal, OSBE pro ndryshimeve për shpifjen: Hap i rëndësishëm…
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal. Ajo mirëpret vendimin lidhur me shpifjen duke e konsideruar si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. OSBE-ja thekson se forcimi i mbrojtjes për gazetarët ka qenë një rekomandim i hershëm i saj. Po ashtu, vijon të inkurajojë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së. Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale”, njoftoi OSBE-ja. Kujtojmë...
Burimi:
javanews.al