“Kodi aktual nuk i përmbush standardet”, ambasadori i OSBE: Komisioni për Reformën Zgjedhore të rifillojë punën
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka theksuar rëndësinë e rifillimit të punës së komisionit ad hoc për reformën zgjedhore, duke e cilësuar atë si një proces thelbësor për përmirësimin e kuadrit ligjor të zgjedhjeve në vend. Tarran është shprehur se OSBE inkurajon fuqimisht vijimin e punës së këtij komisioni, pasi ekzistojnë ende problematika në ligjin zgjedhor që, sipas vlerësimeve të OSBE/ODIHR, nuk përmbush plotësisht standardet e nevojshme. Ai rikujtoi se ndryshimet në ligjin zgjedhor janë një rekomandim i përsëritur ndër vite nga misionet vëzhguese të ODIHR. “Shpresojmë që komisioni të rifillojë punën sa më shpejt, pasi ajo që po bën është tejet e rëndësishme. Ka disa çështje në ligjin zgjedhor që duhen përmirësuar dhe kjo është një rekomandim që bëhet çdo herë nga...
Burimi:
javanews.al