Koçiu: Policia do jetë në shërbim të qytetarëve duke garantuar siguri, si u trajtua i mituri që u shoqërua gjatë protestës

Koçiu: Policia do jetë në shërbim të qytetarëve duke garantuar siguri, si u trajtua i mituri që u shoqërua gjatë protestës

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka folur për akuzat e fundit që janë hedhur në drejtim të policisë, sa i takon veprimeve të tyre gjatë protestës së opozitës ditën e shtunë. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Koçiu tha se policia do të vazhdojë të bëjë detyrën e saj për të garantuar rendin dhe sigurinë për qytetarët, teksa shtoi se personat që nxisin dhunë duhet të marrin përgjegjësi penale dhe politike. Ajo foli edhe për shoqërimin e të miturit, për të cilin tha se u la i lirë pas verifikimeve dhe me mbërritjen e prindit të tij. 14-vjeçari shtoi ministrja, u trajtua konform ligjit dhe nuk u la në ambiente të përbashkëta me të rriturit. “Policia do jetë në shërbim të qytetarëve dhe nuk do...