Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka deklaruar nga Shkodra se situata e krijuar nga reshjet e dendura gjatë orëve të fundit është aktualisht nën kontroll, ndërsa të gjitha institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë. Pas takimit me Shtabin e Emergjencave në Bashkinë e Shkodrës, Koçiu theksoi se monitorimi po bëhet në shkallë kombëtare. “Jemi duke monitoruar të gjithë situatën e reshjeve në vend, jo vetëm në qarkun e Shkodrës, por edhe në Durrës, Kukës, Fier dhe Vlorë, për të shmangur çdo lloj situate problematike që vjen nga reshjet”, u shpreh ajo. Ministrja bëri me dije se reshjet e dendura kanë përfshirë vendin gjatë 24 orëve të fundit dhe pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme. “Vendi është prekur nga një situatë...
Burimi:
javanews.al