Koçiu në mbledhjen e Grupit të PS: Janë sekuestruar 65 mln euro pasuri nga krimi

Koçiu në mbledhjen e Grupit të PS: Janë sekuestruar 65 mln euro pasuri nga krimi

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, raportoi këtë të enjte para Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, në një mbledhje të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, në prani të Kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e saj, Koçiu vuri theksin tek lufta kundër paligjshmërisë dhe goditja e aseteve që burojnë nga aktiviteti kriminal. Sipas ministres, bashkëpunimi ndërinstitucional ka qenë thelbësor për arritjen e këtyre rezultateve konkrete. Një tjetër fokus i raportimit ishte edhe përdorimi i pasurive të sekuestruara në funksion të komuniteteve në nevojë. Koçiu theksoi se drejtësia nuk duhet parë vetëm si ndëshkim, por edhe si mbështetje për qytetarët. Në vijim, ministrja u shpreh: “Do të vazhdoja pak edhe te cikli i reformave të ligjshmërisë, i cili nuk mund të jetë i plotë nëse nuk...