Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Koçiu: Koordinim për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, vitin e ardhshëm “e-Gate”
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi dje një vizitë në Portin e Durrësit, ku inspektoi nga afër masat e marra për menaxhimin e fluksit të lëvizjeve gjatë periudhës së festave të fundvitit. Gjatë inspektimit, ministrja u shoqërua nga Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, si dhe Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu. Koçiu vuri në dukje se Porti i Durrësit mbetet pika me intensitetin më të madh të lëvizjeve detare dhe se garantimi i sigurisë publike dhe lehtësimi i procedurave janë në fokus të institucioneve. Ajo informoi gjithashtu për gatishmërinë e shtuar të strukturave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë forcuar praninë fizike në pikat kufitare dhe kanë rritur numrin e sporteleve në rast nevoje. “Situatat janë dinamike dhe ne veprojmë...