Koçiu: Do vendosim 5 mijë kamera në rrugët kryesore të vendit, do monitorohen mbi 20 shkolla

Koçiu: Do vendosim 5 mijë kamera në rrugët kryesore të vendit, do monitorohen mbi 20 shkolla

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS, dha detaje mbi projektin e “Smart City”. Ajo theksoi se do të vendosen rreth 5000 kamera në rrugët kryesore të vendit. Kjo masë theksoi ministrja do të kontribuojë në rritjen e sigurisë për komunitetin. “Nuk mund të lë pa përmendur këtu pa përmendur në fakt dhe një arritje, që ishte projekti “Smart City”. Janë 5000 kamera, që do instalohen në rrugët kryesore, janë mbi 20 shkolla që do monitorohen. Të gjitha këto për të rritur dhe për të garantuar standardin dhe sigurinë e komuniteteve tona”, tha Koçiu./vizionplus.tv