Koçiu-Berishës: Je dhunues dhe mashtrues patologjik, e ke në gen derdhjen e gjakut

Koçiu-Berishës: Je dhunues dhe mashtrues patologjik, e ke në gen derdhjen e gjakut

Dhunues dhe mashtrues patologjik. Kështu e ka quajtur ministrja e Brendshme Albana Koçiu kreun e PD Sali Berisha, teksa në Kuvend po diskutohej për protestën e opozitës dhe të lënduarve në të. Berisha tha në fjalën e tij që nga protesta u lënduan vetëm qytetarë dhe asnjë polic. Kësaj deklarate, ministrja e Brendshme Albana Koçiu tha: “Siç ishe zotrote në spital, edhe unë isha në spital. Po ti zgjodhe të mos shikoje policët. Ik shikoji ata policë që u plagosën. Përveçse je dhunues dhe porositës i derdhjes së gjakut se e ke në gen, je dhe një gënjeshtar patologjik. Shkove në spital, pse nuk i pe policët? Të kesh turp që vjen këtu. Në vend që të kërkosh ndjesë për dhunën që u ushtrua, vjen...