Klosi: Rezultati i 2025 me 300 mijë vota më shumë se opozita, mesazh për qeverisje serioze nga Edi Rama

Klosi: Rezultati i 2025 me 300 mijë vota më shumë se opozita, mesazh për qeverisje serioze nga Edi Rama

Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë e saj në Durrës, ku Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi analizoi me detaje rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2025 dhe vlerësoi lidershipin e Kryeministrit Edi Rama. Fjalën hapëse po e mban Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, duke theksuar se PS vjen sot si forca me një mandat të plotë qeverisës. Ai tha se garantimi i 53.3% të votës kombëtare në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk ishte një arritje rastësore. Shtuar këtu, theksoi ai, edhe votëbesimin e diasporës. Blendi Klosi tha se diferenca prej mbi 327 mijë votash me opozitën është një tregues i qartë se shqiptarët kanë zgjedhur stabilitetin dhe seriozitetin e qeverisjes. “Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës vjen sot në vitin e saj të...