Klodian Braho paralajmëron “gjuetinë” e pasurive të politikanëve, në shënjestrën e prokurorisë pasuritë e Edi Ramës…

Klodian Braho paralajmëron “gjuetinë” e pasurive të politikanëve, në shënjestrën e prokurorisë pasuritë e Edi Ramës…

Parlamenti Shqiptar është ndër të paktët, ku deputetët hyjnë me duar në xhepa dhe dalin milionerë. Gazeta “Sot”e ka denoncuar disa herë dhe ka publikuar pasuritë marramendëse të shumë prej tyre. Por SPAK me në krye Klodian Brahon, të përzgjedhurin nën hije nga amerikanët pritet të të shkaktojë “tërmet” te pushtetarët e korruptuar, pasi do t’i godasë te pasuria, aty ku iu “dhemb” më shumë. Braho paralajmëroi për mediat ditën e djeshme se planifikon “të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij”.“Do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre. Një kusht i rëndësishëm për funksionimin...