“Klima e investimeve në rënie”, Tabaku: Shqipëria po humbet besimin e investitorëve të huaj

“Klima e investimeve në rënie”, Tabaku: Shqipëria po humbet besimin e investitorëve të huaj

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku analizon situatën e investimeve të huaja në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për përkeqësimin e klimës së biznesit dhe rënien e besimit të investitorëve ndërkombëtarë ndaj vendit. Sipas Tabakut, “barra më e madhe për biznesin e ndershëm është vetë shteti”, duke theksuar se problemi nuk lidhet vetëm me rritjen e taksave, por me një sjellje selektive dhe diskriminuese ndaj sipërmarrjes së ndershme. Ajo argumenton se ndryshimet e shpeshta të ligjeve, miratimi i akteve të veçanta për interesa të caktuara dhe favorizimi i sektorëve apo kompanive të përzgjedhura, kanë prishur rregullat e tregut dhe kanë dëmtuar konkurrencën e lirë. “Sa më korrekt të jesh me shtetin, aq më shumë goditesh prej tij. Kjo...