“Kjo është pranvera jonë”, nis shpërndarja e protestuesve pas fjalës së Berishës

“Kjo është pranvera jonë”, nis shpërndarja e protestuesve pas fjalës së Berishës

Ka nisur shpërndarja e protestuesëve para parlamentit, pas fjalës së kreut të PD, Sali Berishës. Sapo u mbyll seanca plenare në Kuvend ku u votua me 82 vota kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, Berisha iu bashkua protestës së opozitës para parlamentit. Ai tha se sot Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike. Ai iu drejtua protestuesve duke thënë se sot është autorizim i plotë për kryengritjen më të fuqishme, duke thënë se “është pranvera jonë”. ““Së pari, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, burra dhe gra guximtarë që keni lënë çdo gjë për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në një ditë të zezë të historisë sonë. Keni ardhur këtu në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, në mbrojtje të interesave të...