“Kisha një ftesë nga Berisha, por nuk shkova në tryezë”- Lubonja: Nuk dua të më ftojë ai!
Analisti Fatos Lubonja zbuloi se kishte një ftesë për te tryeza e Berishës me partitë e vogla opozitare dhe shoqërinë civile, por nuk mori pjesë. Lubonja theksoi se nuk shkoi aty pasi vetë ftesa ishte nga Berisha. Sipas tij, opozita duhet të largohet nga kultura e vjetër e njëshit, por të ngrihet një komision me sa më shumë të rinj dhe të tregojnë një kulturë të re. Lubonja: Kisha një ftesë. Nuk shkova. Dikush më thotë ti ke folur për bashkim, ja kjo është një tentativë për bashkim. Por unë jam akoma për bashkim por e konceptoj pak ndryshe. Në një kulturë tjetër. Jam kundër, po të shikosh të gjithë jo vetëm Berishën, edhe të vegjlit thonë hajde bashkohuni rreth meje, rreth Skënderbeut, rreth liderit. Jam...
Burimi:
ntv.al