“Kina i ka vënë syrin Shqipërisë”/ Eksperti: Deklaratat e Ramës tregojnë momentin e vështirë të qeverisë
Kreu i qeverisë tha ditën e djeshme, në prani të VanHorn, se Pekini i ka vënë syrin Shqipërisë, duke e quajtur, sipas tij, “pika e mjaltit” e Europës. Rama shtoi se mençuria e kinezëve, e kombinuar me urinë e amerikanëve për të fituar, mund të bëhen bashkë në Shqipëri për të kapur nga këtu, siç u shpreh ai, tregun e madh europian. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ilir Aliaj, tha se Rama është në një moment shumë të dëshpëruar që bën këto deklarata. “Një moment shumë i dëshpëruar i Ramës, që bën deklarata që mund të shantazhojnë SHBA-në. Veprimet e fundit të SHBA-së kanë treguar se nuk bëjnë asnjë negociatë nëse e kanë vendosur se çfarë...
Burimi:
vizionplus.tv