“Kilometri i fundit”,  Berisha niset drejt kryeministrisë për t’u bashkuar me protestuesit

“Kilometri i fundit”, Berisha niset drejt kryeministrisë për t’u bashkuar me protestuesit

Ka nisur protesta e pestë kombëtare e Partisë Demokatike dhe forcave të tjera opozitare kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Kreu i PD-së Sali Berisha ka lënë ambientet e selisë dhe është nisur drejt kryeministrisë Këtë herë opozita ka vendosur të zhvillojë një protestë ndryshe, pa fjalime politike dhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit para godinës së kryeministrisë nuk është vendosur skena që zakonisht vendoset sa herë që opozita del në protestë. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale, paraditen e sotme, kryetari i PD, Sali Berisha, u bëri apel qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës para kryeministrisë. “Kryengritja jonë paqësore do të njohë dimensione të reja dhe nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës”, deklaroi Berisha.