“Këto nuk janë arritje”, Bardhi i përgjigjet Ramës: 1.1 miliardë euro nën hetim nuk janë “rezultate të jashtëzakonshme”

“Këto nuk janë arritje”, Bardhi i përgjigjet Ramës: 1.1 miliardë euro nën hetim nuk janë “rezultate të jashtëzakonshme”

Qëndrimi i Edi Ramës për Belinda Ballukun ditën e dielë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Gazment Bardhit. Kreu i grupit parlamentar të PD e akuzon kryeministrin për “përshkallëzim antieuropian” dhe për sulm ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që po hetojnë çështjen. Bardhi e quan të papranueshme që, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj mbi këto prova, kryeministri ta vlerësojë me superlativa. “Nëse 1.1 miliardë euro nën hetim quhen rezultate të jashtëzakonshme, atëherë problemi nuk është më një ministre”, shprehet ai. “Shikoni përshkallëzimin antieuropian të Edi Ramës.Dje tha se antikorrupsioni është bërë më i dëmshëm se vetë korrupsioni, duke sulmuar prokurorët dhe gjyqtarët që po hetojnë 11 tendera me vlerë 1.1 miliardë euro, të firmosur nga Belinda Balluku. Sot flet për “rezultate të jashtëzakonshme” të...