“Këta janë të egër,të dhunshëm”, Noka shpërthen ndaj mazhorancës: Ndjehen të tronditur dhe më i trondituri është Rama
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha sot se protestat e përjavëshme të opozitës e kanë realizuar qëllimin, pasi kanë trembur mazhorancën dhe kreun e qeverisë. Në fjalën e tij në takimin e radhës së ‘Foltores’ para Kryeminsitrisë, Noka u shpreh se opozita është sulmuar pafund gjatë përpjekjes për çrrënjosjen e regjimit të Edi Ramës, që sipas tij përfaqëson interesat e karteleve të drogës dhe jo të qytetarëve. “Kur ne vendosëm të instalojmë këtë foltore, shumë të tjerë në kampin e Rilindjes na përqëeshën. Më vonë, kur ne vendosëm të jemi të përjavshëm, filluan të na shajnë, besoj e kujtoni të gjithë. Kur ne vendosëm të zbresim të gjithë në shesh, në bulevard dhe të organizojmë protesta nga më madhështoret për të çrrënjosur...
Burimi:
sot.com.al