“Këta janë njëlloj sa në sallë edhe në shesh!”/ Taulant Balla ironizon protestën e tkurrur të Berishës

“Këta janë njëlloj sa në sallë edhe në shesh!”/ Taulant Balla ironizon protestën e tkurrur të Berishës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar protestën e zhvilluar sot nga opozita, duke publikuar në rrjetet sociale foto nga protesta e mbështetësve të Sali Berisha brenda dhe jashtë Kuvendit. Pamjet krahasimore të shpërndara nga Balla tregojnë një pjesëmarrje të kufizuar në protestë, si në kaosin e krijuar brenda Kuvendit, ashtu edhe në sheshin përpara tij. Në postimin e tij në Facebook, Balla ironizoi numrin e protestuesve duke shkruar: “A më duket mua apo këta janë njëlloj, si numër flas, sa në sallë edhe në shesh? Domethënë bashkë me stafin”.Më herët në parlament, Balla i bëri thirrje opozitës që deri javën e ardhshme të vendosin të marrin pjesë në komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, ose shumica do t’i bëjë ndryshimet pa...