Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku
Këtë të hënë, 23 shkurt, në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Imunitetit në Kuvendin e Shqipërisë për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër zv.kryeministres e njëkohësisht ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kjo e fundit është pezulluar nga detyra, ndërsa SPAK kërkon arrestimin. Edhe pse kryeministri Edi Rama kishte deklaruar më parë se nuk kishte urgjencë për trajtimin e kërkesës, duke argumentuar se Balluku mund të hetohej lehtësisht ndërsa është e pezulluar, duket se kjo qasje ka ndryshuar. Fillimisht, socialistët paralajmëruan se do të prisnin publikimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por vendimi për thirrjen e Këshillit të Imunitetit erdhi pas një kërkese të Bashkimit Europian, që vuri theksin tek nevoja për një trajtim të shpejtë të çështjes të imunitetit...
Burimi:
javanews.al