Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Këshilli i Mandateve nuk mblidhet për Ballukun, zbulohet pse u refuzua kërkesa e opozitës
Kuvendi i Shqipërisë ka ndarë sot motivet e refuzimit të kërkesën e demokratëve për zhvillimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke arsyetuar përse kanë marrë këtë vendim. Përmes një njoftimi të rastit, Kuvendi thekson se mbledhja është shtyrë për arsye proceduriale dhe shqyrtimi i çështjes vijon të jetë i hapur, teksa nuk ekziston bazë proceduriale për thirrjen e një mbledhjeje tjetër me rend dite të paracaktuar, sipas kërkesës së paraqitur nga përfaqësuesit e opozitës. “Në përgjigje të kërkesës suaj për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ju bëj me dije sa vijon: Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit nga Kuvendi...