“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar fqinjët rajonalë, përfshirë edhe Shqipërinë, se kanë mbështetur dhe nxitur demonstratat antiqeveritare që janë mbajtur në Serbi në dy vitet e fundit. “Sigurisht, kishte shumë njerëz që dilnin në rrugë dhe ata mbështeteshin shumë nga vendet rajonale, shërbimet sekrete rajonale, gjë që nuk është një sekret i madh, për t’ju thënë të vërtetën, për këdo”. Vuçiç evidentoi rolin që sipas tij ka luajtur Kroacia në trazirat që kanë ndodhur në Serbi, por theksoi se një rol edhe më aktiv ka pasur Shqipëria dhe Kosova. “Po, ishte shumë e qartë se kroatët ishin thellësisht të përfshirë dhe po fshehin kriminelë nga Serbia që akuzohen për krime dhe vepra shumë të rënda penale. Po përmend vetëm një, por mund ta imagjinoni...
Burimi:
javanews.al