“Kërkuam të pyetet Edi Rama për 21 Janarin”/ Xhaxhai i Aleks Nikës: PD donte të ruante pushtetin me dhunë
Mark Nikaj, xhaxhai i Aleks Nikajt, në një lidhje direkte për një studio televizive, deklaroi se të afërmit e viktimave të 21 Janarit kanë kërkuar që prokuroria të marrë në pyetje edhe kryeministrin Edi Rama për 21 Janarin. “Janë 15 vjet që ne vuajmë dhe lotët nuk na kanë pushuar për një drejtësi të munguar. Koha për politikanët, pushtetarët e diplomatët e huaj ka mbaruar. Tani kemi të bëjmë me një çështje penale. Shpresat e fundit për të bërë drejtësi dhe ndëshkuar urdhëruesit, vrasësit e vërtetë të 21 Janarit është në duart e hetuesve dhe të prokurorit të SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme po bën hetime të plota për të identifikuar autorët, urdhëruesit e vrasjes të 21 janarit. Kam kërkuar për të ditur në çfarë statusi...
Burimi:
sot.com.al