Kërkon zbutjen e masës, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Veliajt në Apelin e GJKKO

Kërkon zbutjen e masës, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Veliajt në Apelin e GJKKO

Më 24 shkurt, gjyqtarja Nertina Kosova do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshim të masës së sigurisë. Apeli i Posaçëm do të vlerësojë nëse plotësohen kushtet dhe kriteret ligjore që Veliaj të lirohet nga qelia. Kërkesa e tij vjen pas vendimit për kalimin e çështjes për gjykim. Sipas mbrojtjes, në këtë fazë procedurale nuk ekziston më rreziku i prishjes apo manipulimit të provave, çka përbën një nga argumentet kryesore për lehtësimin e masës së sigurisë. Vendimi i Apelit pritet të përcaktojë nëse kryebashkiaku do të vijojë të qëndrojë në masën aktuale apo do të përfitojë ndryshim të saj.