Kërkon lirinë nga burgu, sot mbahet seanca për Veliajn në Apelin e Posaçëm, kryebashkiaku i pranishëm në gjyq
Në orën 11:00 në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion zhvillohet një tjetër seancë për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt, që të dalë nga burgu ku mbahet prej 10 shkurtit të vitit të kaluar. Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar me ankim Apelit kundër vendimit të Shkallës së Parë të 1 shkurtit që u dha nga gjyqtarja Etleva Deda për vijimin e arrestit në burg ndaj tij. Veliaj kërkon cdo masë më të butë se arresti në burg, duke ofruar edhe garanci pasurore. Apeli ka regjistruar kërkesën, duke caktuar edhe gjyqtaren Nertina Kosova për shqyrtimin e saj e cila këtë të martë pritet të dalë me një vendim. Kërkesa e Veliajt vjen menjëherë pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi kalimin në gjykim të...
Burimi:
vizionplus.tv