Kërkon lirimin nga qelia, Ilir Meta i drejtohet sërish GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë

Kërkon lirimin nga qelia, Ilir Meta i drejtohet sërish GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka depozituar një kërkesë të re në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), ku kërkon zëvendësimin e masës së arrestit në burg dhe lirimin nga qelia. Kjo kërkesë vjen një ditë pasi Gjykata e Posaçme vendosi që të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të tij, ish bashkëshortes Monika Kryemadhi, nënës së kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.