“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë
Shoqata e Gjyqtarëve ka reaguar mbrëmjen e sotme për deklarat ekryeministrit Edi Rama, i cili ditën e djeshme tha se “gjyqtarët kërkuan tinëz rritjen e pagave të tyre, që do t’u kushtonte buxhetit të shtetit 37 milionë euro, para nga taksat e shqiptarëve” duke shtuar se “ballafaqimi i gjykatësve në seancën në Gjykatën Kushtetuese, linte për të dëshiruar, me argumentet që ata kishin përdorur”. Në reagimin e sotëm, Shoqata e Gjyqtarëve thotë se “gjithë kjo tymnajë populiste është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese”. Reagimi i plotë i Shoqatës së Gjyqtarëve: Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e Republikës së Shqipërisë e ka ndjekur...
Burimi:
javanews.al