“Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë garë”, Ardit Çylybyli mesazh për demokratët shkodranë…
Të dashur anëtarë dhe drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Shkodër!Pas zyrtarizimit të kandidaturës sime për Kryetar të PD, Dega Shkodër, nga kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, fillimisht dëshiroj t’ju drejtohem me respekt dhe mirënjohje të përzemërt për punën dhe përkushtimin tuaj ndër vite në shërbim të familjes tonë politike dhe vlerave që ajo përfaqëson.Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për një Parti Demokratike të bashkuar, të fortë dhe të hapur ndaj çdo demokrati e qytetari. Fryma e ekipit në struktura, motivimit dhe besimit tek vlerat dhe parimet e familjes sonë politike është hapi i parë për të ndërtuar një opozitë të fuqishme dhe të besueshme për bashkëqytetarët tanë. Synimi im është që PD Shkodër të jetë sa më pranë qytetarëve, më...
Burimi:
sarandanews.com