Kërkoi leje për takim në qeli/ Gjykata rrëzon kërkesën e avokates së Veliajt

Kërkoi leje për takim në qeli/ Gjykata rrëzon kërkesën e avokates së Veliajt

Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ku gjykata do të vendoste nëse çështja do të kalonte apo jo për gjykim. Teksa i pranishëm në sallë ishte edhe Veliaj, togat e zeza vendosën të shtynin gjyqin për një tjetër datë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi më herët se Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e avokates kryesisht të kryebashkiakut të Tiranës për kohë për t’u njohur me aktet dhe leje që të takonte Veliajn në burg.