Kërkoi heqjen e masës së sigurisë nga SPAK, Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Erion Veliajt
Mësohet se Kolegji kompetent, i mbledhur ditën e sotme, ka pranuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë dhe e ka kaluar atë për shqyrtim në seancë. Ende nuk është përcaktuar data e mbajtjes së seancës. Kjo kërkesë vjen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi më 31 tetor vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Veliajt nga detyra.
Burimi:
sot.com.al