Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh sot në mbështetje të kërkesave të gjyqtarëve për rritjen e pagave, duke theksuar se kryeministri Edi Rama ka përmbysur piramidën e pagave. “Kanë 100 për qind të drejtë të kërkojnë rritje page”, u shpreh Berisha, duke iu referuar magjistratëve, në fjalën e mbajtur në konferencën për mediat. Më herët sot kryeministri Edi Rama tha se gjyqtarët në Shqipëri kanë pagat më të larta në Ballkan, të barabarta me vende të BE-së si Greqia.