Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…

Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh sot në mbështetje të kërkesave të gjyqtarëve për rritjen e pagave, duke theksuar se kryeministri Edi Rama ka përmbysur piramidën e rrogave. Berisha theksoi se nuk mund të luhet me piramidën e rrogave dhe Rama është përgjegjësi kryesor për situatën. “Shteti është i detyruar t’i qëndrojë hierarkisë. Dhe kjo hierarki përcakton rrogën më të lartë në republikën e Shqipërisë, presidenti i Republikës. Pastaj tjetri e tjetri me radhë. Kurse ky vetë ka votuar piramidën, vetë ka votuar në Kushtetutë ligjin. Ç’po kërkojnë Gjykata e Gjyqtarëve? Të zbatojnë ligjin. Prandaj dhe unë nuk do isha kurrë në mbështetje të tyre po të mos ishte kjo. Ky e ka përmbysur piramidën. Ky është përgjegjësi kryesor. Hajde zgjidhe tani. Nuk luhet me piramidën...