“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

Ambasadori i Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mikalis Rocas dhe ambasadori i Italisë, Paolo Palminteri, i kanë dalë në mbrojtje studentëve shqiptarë në RMV për kërkesën e tyre, të cilët duan të zhvillojnë provimin e jurispudencës në gjuhën shqipe. Organizatori i kësaj proteste, studenti Mevlan Ademi ka ndarë qëndrimet e ambasadorëve, të cilët kanë dhënë mesazhe të qarta për protestën e zhvilluar ditën e martë para ministrisë së Drejtësisë në Shkup. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai citon edhe fjalët e ambasadorëve për protestën e studentëve shqiptarë dhe sipas diplomatëve, kërkesa e tyre është plotësisht legjitime. “Faktori ndërkombëtar me mesazhe të qarta në lidhje me protestën tonë. Faleminderit shumë Ambasadorit të BE-së, z. Rocas, dhe Ambasadorit të Italisë, z. Palminteri. “…respektimin...