Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’
Në Gjykatën Administrative u zhvillua ditën e sotme seanca për shqyrtimin e kërkesë-padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për pavlefshmërinë e emërimit prokuror të Ols Dados. Avokati Fran Dashi është shprehur se kërkesëpadia që Veliaj i është drejtuar Gjykatës Administrative, duhet të fusë palë në proces Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kjo pasi sipas tij, KLP është i vetmi instrument ligjor që emëron, shkarkon dhe transferon prokurorë. Dashi vijoi më tej të shpjegonte rastet kur pavlefshmëria e emërimit të një prokurori provohet konform ligjit. Ai shpjegoi më tej se me ligjin e vjetër, që të bëheshe prokuror duhet të kishe 5 vite dhe 1 ditë punë si oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë dhe të kishe mbaruar fakultetin juridik. Veç kësaj, për t’u bërë prokuror...
Burimi:
javanews.al