Kërkesa e veçantë e “magjistarit” të AGT, Rama: Telefonin tim nuk ta jap unë!
Truket e magjisë që finalisti i Albania’s Got Talent Dashnor Bushi i ka bërë kryeministrit Edi Rama, e kanë lënë pa fjalë këtë të fundit. Një nga truket, ishte me telefon dhe për këtë nevojiteshin dy pajisje. Bushi i ka kërkuar Ramës që ta nxjerrë telefonin e tij në tavolinë. “Telefonin tim nuk ta jap, ke tëndin”, i tha Rama. Finalisti i AGT-së, teksa i shpjegoi funksionimin e trukut, i tha nuk do ja prek me dorë telefonin, por vetë Rama do të ishte përdoruesi i tij. Në trukun e magjisë, Dashnor Bushi, arriti të gjente se kush ishte fjala që kryeministri Rama kërkoi në Google dhe fjala që kreu i qeverisë zgjodhi në një tekst tqë gjatë./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv