Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet 1 orë e më parë për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.  Gazmend Bardhi: Dënojmë me forcë aktin që kryetari i Kuvendit bëri gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Mandateve gjatë shqyrtimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Si në asnjë rast tjetër, Niko Peleshi shtyu mbledhjen e Këshillit pa caktuar një afat, kur do të marrë në shqyrtim kërkesën.  Është akt politik, i urdhëruar nga Edi Rama, për të mbrojtur korrupsionin e tij, zv.kryeminsitres dhe qeverisë së tij.  Kemi kërkuar me forcë mbledhjen një orë e më parë të Këshillit të Mandateve për miratimin e kërkesës së Prokurorisë.  Çdo ditë në liri e Belinda Ballukut, nënkupton prishje të provave e intimidim të dëshmitarëve.