Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare
Në Parlament këtë të enjte u diskutua për kërkesën e SPAK, për ndryshimin e masës për Belinda Ballukun. Nga radhët e socialistëve mungoi vetë deputetja Balluku dhe tre të tjerë. Vendi i Elisa Spiropalit dhe Fatmir Xhafajt ishin bosh. Nuk ishte në sallë as Blendi Gonxhja, pasi ishte jashtë vendit, në një vizitë pune në Francë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi i ftuar në Real Story tha se Xhafaj mungoi për aryse familjare, ndërsa u shpreh i rezervuar për arsyet e mungesave të tjera. Më tej ai shtoi se 82 votat e unifikuara të socialistëve tregojnë për kompaktësinë e grupit parlamentar. “Për Xhafajn ka pasur një njoftim të kohshëm që ishte jashtë Shqipërisë për arsye familjare. Përsëri sot PS tregoi se bashkë...
Burimi:
javanews.al