Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama mbledh sot deputetët dhe Qeverinë në Pallatin e Brigadave
Këtë të enjte, do të zhvillohet një tjetër mbledhje e përbashkët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, në të njëjtin format dhe në të njëjtin vend ku u mbajt edhe takimi i 16 janarit, në Pallatin e Brigadave. Deputetët janë njoftuar të paraqiten në orën 11:00 për të dëgjuar raportimet e ministrave sipas fushave përkatëse të përgjegjësisë. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë edhe dy çështje kryesore, qëndrimi që do të mbajë mazhoranca në seancën plenare të javës së ardhshme lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres, Belinda Balluku, si dhe vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi ndryshimet e miratuara me procedurë të përshpejtuar në fillim të legjislaturës së re për komisionet parlamentare....
Burimi:
javanews.al