Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama mbledh grupin parlamentar në Pallatin e Brigadave

Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama mbledh grupin parlamentar në Pallatin e Brigadave

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të enjte Grupin Parlamentar socialist. Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave. Krahas fjalës së kryeministrit dhe raportimeve të secilit ministër për punën e bërë, në këtë mbledhje socialistët do të vendosin edhe për qëndrimin zyrtar që do të mbajnë për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj Belinda Ballukut. Tri ditë më parë 5 anëtarët e mazhorancës në mbledhjen me dyer të mbyllur, kanë lënë të kuptohet para prokurorëve të SPAK, që masa e pezullimit deri në këtë fazë është e mjaftueshme. Sipas agjendës, mbledhja do të fillojë me fjalën e Edi Ramë, e më pas ministrat. Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet në Pallatin e Brigadave....