Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Balla: Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Balla: Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe do të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. “Nuk ka asnjë dyshim që Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe do të shqyrtojë kërkesën”, tha Balla, teksa shtoi se do të vijojë me një proces adresimi të asaj që ka thënë Gjykata Kushtetuese, duke pritur zbardhjen e vendimit. “Qëndrimi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është tërësisht në përputhje me Kuvendin. Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli ka një kohë të përcaktuar prej 3 muajsh. Vendimmarrja e marrë në Këshill qartazi ka thënë sesa kohë kishte një çështje ku palë e përfshirë ishte Kuvendi i Shqipërisë, natyrshëm që ishim të detyruar që...