“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…
Jani Marka nga “Shqipëria Bëhet” deklaroi në “Real Story” se detyra e forcave të reja politike është të artikulojnë të vërtetën me zë të lartë dhe në mënyrë të qytetëruar. Ai shtoi se Partia Demokratike duket se e ka zgjedhur strategjikisht të mbetet forcë e dytë në skenën politike. Sipas Markës, partia e Sali Berishës është e mobilizuar për këtë qëllim dhe nuk synon realisht ndryshimin. Ai shtoi se përplasjet dhe tensionet e vazhdueshme në seancat parlamentare nuk përbëjnë opozitë efektive dhe normale. “Detyra jonë të artikulojmë të vërtetën me zë të lartë dhe në mënyrë të qytetëruar. Partia e Sali Berishës është që do të jetë numër dy, e ka këtë strategji dhe ka mobilizuar militantët e vet.Por nëse vazhdon opozita që përplasen me karrige në...
Burimi:
javanews.al